KryesoreLajme

Saraçi: PS e mbuluar nga skandalet, nuk mundet të bëjë fushtatë të mirfilltë

Romir Saraçi, foli në lidhje me fushatat e dy partive kryesore PD dhe PS.

Saraçi tha se opozita ka paraqitur një formë qeverisëse për qytetarët, ndërsa mazhoranca nuk mundet të vijë me një progam të saktë dhe të bëjë fushatë, sepse është e mbuluar nga skandalet.
“Opozita paraqitet te qytetarët me një formë qeverisëse sesi duhet të jetë qeverisja e saj. Nga ana tjetër shofim një mazhorancë, e cila duhet të ishte më shumë e foksuar tek vijimi i premtimeve apo vijmi i kësaj rruge 12 vjeçare. Ndërkohë që ka kaluar në një fushatë atakuese, agresive dhe goditëse ndaj opozitës. Kjo ka vetëm një arsye, pas 12 viteve qeverisëse të Edi Ramës unë besoj, që Rama nuk ka asnjë mundësi apo alternativë për të ardhur me një program apo për të bërë fushtatë korrekte për arsyen se e kanë mbuluar skandalet.

E vetmja gjë që ai po bën tani është të gënjej në emër të BE. Si në hapjen e fushtës dhe në takimin në Milano ranë në sy 3 shtylla ku ai e ka ngritur fushtën e vet. E para është integrimi në BE, që është një mashtrim i madh. Nuk mundet kurrsesi, sepse nuk e kemi parë deri tani që një vend të integrohet në BE për arsye që i duhet 1mln euro siç pretendon kryeministri. Sot po vidhen lekët e BE dhe nuk mund të integrohesh në BE kur po ikën njerëzit për ditë.“ – tha Saraçi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button