Sanna Marin propozon javë pune me katër ditë dhe gjashtë orë në ditë

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka bërë thirrje për krijimin e një orari pune më fleksibël, duke propozuar një javë pune me katër ditë dhe vetëm gjashtë orë në ditë.
Sipas saj, një orar i tillë do t’u mundësonte punonjësve të kalonin më shumë kohë me familjet dhe të dashurit e tyre, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenie dhe produktivitet.
“Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, të dashurit, hobet dhe aspekte të tjera të jetës, si kultura. Ky mund të jetë hapi tjetër për ne në jetën e punës,” ka deklaruar Marin.
Aktualisht, në Finlandë, orari standard i punës përbëhet nga pesë ditë pune në javë me nga tetë orë në ditë.
Marin, e cila udhëheq një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera të drejtuara nga gra, ka qenë gjithmonë një mbështetëse e orareve më të shkurtra të punës. Edhe gjatë kohës sa ishte Ministre e Transportit, ajo kishte promovuar idenë e javëve më të shkurtra si një mënyrë për të përmirësuar raportin mes jetës profesionale dhe asaj personale të punonjësve.



