Rritje e dukshme e turizmit në Kosovë gjatë qershorit 2025

Sektori i turizmit në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), numri i vizitorëve është rritur për 12.8%, ndërsa netqëndrimet e tyre për 15.9%, duke treguar interes të shtuar për turizmin në vend.
Në raportin e ASK-së theksohet se në qershor 2025, numri i vizitorëve ka kaluar në 39,555 persona, nga 36,211 që ishte në qershor 2024, që përbën një rritje prej 9.2% të turistëve të huaj.
Vizitorët e huaj që frekuentojnë më së shumti Kosovën vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave.
Ekspertët vlerësojnë se ky trend pozitiv është tregues i zhvillimit dhe potencialit të sektorit turistik në Kosovë, që mund të ketë ndikim pozitiv edhe në ekonominë vendore.