Kosova

Rohde: Kosova duhet të tregojë seriozitet në Dialog, të nisë zbatimin e Asociacionit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në ditët e fundit të mandatit të tij, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet e dalura nga marrëveshjet në kuadër të Dialogut.

Në një intervistë për Koha Ditore, Rohde theksoi se Kosova duhet të tregojë seriozitet në këtë proces, duke veçuar nisjen e zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Është në interes të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve e komuniteteve në Kosovë që dialogu të përparojë me shpejtësi dhe që rruga drejt pranimit në BE të hapet. Megjithatë, secila palë duhet të përmbushë detyrimet e saj”, tha ai.

Diplomati gjerman nënvizoi gjithashtu se Kosova ka obligim të krijojë Kuvendin dhe Qeverinë e re, duke rikujtuar se qytetarët kanë pritur për më shumë se gjashtë muaj për përfaqësim demokratik.

Sipas tij, mungesa e institucioneve po ndikon që vendi të humbasë mbështetje financiare dhe politike nga partnerët ndërkombëtarë.

“Gjermania dhe BE-ja janë të gatshme të ndihmojnë, por Kosova së pari duhet të tregojë se e merr seriozisht dialogun dhe obligimet e saj drejt normalizimit”, theksoi Rohde.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button