Kosova
Reagon Bajrami: Jam numër 12 në listë pas disa njerëzve që e kanë luftuar LDK-në, por nuk e kam problem

Hykmete Bajrami nga LDK-ja, ka thënë se i është komunikuar nga zyra e LDK-së se do ta mbajë numrin 12 në listë.
Ajo tha se është lënë pas pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në.
Por ka thënë se për të personalisht nuk paraqet asnjë problem sepse thotë se për të nuk ka rëndësi renditja e fitorja personale.
Bajrami në zgjedhje e 28 dhjetorit 2025 e ka mbajtur numrin 3 ku doli edhe kandidatja më e votuar pas Lumir Abdixhikut.



