KryesoreLajme
Kryesore

Rama Thirrje të Rinjve në Kamëz: Të pushojmë për fitoren e 10-të të Partisë Socialiste

Kryesocialisti Edi Rama e ka mbyllur takimin e sotëm me të rinjtë në Kamëz, duke bërë thirrje për t’u dedikuar në fitoren e 10-të të Partisë Socialiste. Sipas Ramës, këtë herë do duhet të jetë ‘edhe me qamet’, siç e quan ai, ‘vrullin’ e fitores në 11 maj.

“Kamza ishte një rrufe që, siç e keni parasysh, del drita njëherë dhe pastaj del zhurma, e pastaj furtuna. Kamza doli e para, se kishte votim elektronik, edhe veçse kur pastaj erdhën bubullimat dhe pastaj erdhi breshëri dhe u bë qamet. Këtë herë qameti duhet të jetë dhe më i madh. Këtë herë ne duhet të nxjerrim nga lumi i 11 majit një rezultat që është më i miri i të gjithë rezultateve. E kemi fituar 9 herë, duhet ta fitojmë 10. Kjo duhet të jetë fitorja e 10. Me notën 10-të.”-përfundoi Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button