
Gazetari, Lorenc Vangjeli, tha se në hapjen e fushtës elektorale lideri i opozitës Sali Berisha, ishte shumë më konkret se kryeministri Edi Rama.
Ai theksoi se Edi Ramës e vetmja armë që i kanë mbetur janë batutat.
“Berisha ishte shumë herë konkret shumë herë më i drejtpërdrejt ai ishte si një i ftuar këtu tek SYRI. Ku bën radiografinë e qeverisjes që nga viti 2013 dhe jep edhe premtimet e tij. Kurse Rama ishte përsëri ripërsëritës i vetes, duke tentuar që të luaj në fushën ku ai zakonisht mund kundërshtarët në atë të batutave, dhe kur shkon në shtëpi ose kur mbyll ekranin e televizorit thua ore çfarë tha.” tha Vangjeli.