KryesoreLajme
Kryesore

Rama shkel ligjin elektoral në Korçë: Mbush sallat me gra të administratës dhe fyerje për burrat ‘çyryk

Teksa duket i braktisur nga qytetarët, Edi Rama ka vendosur të shkel ligjin elektoral, duke mbushur sallat me punonjës të administratës.

Pas Dibrës, edhe në Korçë, Kryeministri mbushi palatin e sportit me gra punonjëse të administratës. këto të fundit për mikrofonin e syri tv, treguan se kishin ardhur nga bashkitë e tjera të qarkut Korçë, duke lënë angazhimet e tyre familjare në ditë pushimi zyrtar për të ndjekur takimin elektoral të kryeministrit. Nga Korça, Edi Rama nuk i kurseu fyerjet me fjalën “çyryk” për Burrat, ndërsa këta të fundit u shprehën se vetëm një kryeministër jo shqiptar përdor të tilla fyerje. Pas Dibrës, Kryeministri Edi Rama ka detyruar edhe institucionet në qarkun e Korçës, që të detyrojnë punonjëset gra, të marrin pjesë në takimet e tij elektorale. Syri televizion, vëzhgoi takimin elektoral që Edi Rama zhvilloi pasditen e të shtunës në qytetin e Korçës, me gra e vajza të këtij qarku.

Këto pamje tregojnë momentin kur disa autobusa dhe furgon, mbërrijnë pranë pallatit të Sportit në Korçë dhe prej tyre zbresi gra dhe vajza, të cilat më pas futen për të zënë vend në takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama.

Sikur të mos mjaftonte fakti që po detyrohen të lënë angazhime e tyre familjare në ditë pushimi zyrtar, gratë dhe vajzat e ardhura nga të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, u duhet të dëgjojnë edhe fyerjet dhe sharjet që kryeministri Edi Rama përdori gjatë fjalimit për familjen dhe burrat.

Pasi kanë dëgjuar këtë batare fyerjesh, gratë lënë pallatin e sportit në Korçë, ndërsa për mikrofonin e syri televizion konfirmojnë se punojnë faktin se janë punonjëse të administratës publike dhe erdhën për të ndjekur takimin elektoral të kryeministrit.

E ndërsa kryeministri fyeu përsëri korçarët duke i cilësuar si Çyryk, burrat në këtë qytet janë shprehur të indinjuar ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke u shprehur se vetëm një kryeminsitër jo shqiptar mund të bëjë deklarata të tilla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button