Kosova

Qeveria në detyrë miraton rritjen e pagës minimale në dy faza: deri në 500 euro nga korriku 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për rritjen e pagës minimale në dy faza gjatë vitit 2026.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se pas analizave të ndikimit ekonomik, është vendosur që paga minimale të arrijë në 500 euro në muaj, ose 3 euro për orë pune.

Sipas tij, rritja do të bëhet në dy faza: nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërsa nga 1 korriku 2026 do të rritet në 500 euro.

Murati kujtoi se në fillim të mandatit, paga minimale ishte 130 deri në 170 euro, ndërsa aktualisht është 350 euro. Ai tha se rritja e re do të ndikojë tek rreth 150 mijë punëtorë në sektorin privat dhe se është bërë në konsultim me sindikatat dhe bizneset, në mënyrë që të jetë e përballueshme për ndërmarrjet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button