Lajme

Punonjës i Ministrisë së Jashtme pëson aksident pranë godinës së institucionit

Një punonjës i Ministrisë së Jashtme ka pësuar dëmtime si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pranë ambienteve të institucionit. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai po kalonte vijat e bardha, sapo kishte dalë nga godina e ministrisë.

Sipas raportimit të gazetarit të SYRI TV, Klajdi Bodlli, punonjësi është goditur nga një automjet dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Hetimet për këtë ngjarje janë ende në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button