Kosova

PSRK dorëzon aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes ndëretnike

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 10 qershor 2025 në Komunën e Shtërpcës ka kryer veprime publike gjatë një feste me karakter fetar, duke nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Kosovë. Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor S.C. të shpallet fajtor dhe të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button