
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, ishte sot e pranishme në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030. Gjatë fjalës së saj Balluku tregoi të gjitha projektet infrastrukturore të përfunduara dhe krahas tyre ato që mbeten qëllim i qeverisë për t’u finalizuar.
Balluku tha se gjatë kësaj vere do të përfundojë aksi Qukës-Qafë Plloçë, i cili do të mundësojë një akses më të lehtë të Korçës dhe Tiranës, duke shmangur kthesat dhe trafikun. Edhe pse e cilësoi si një prej kalvarëve më të gjatë dhe të mundimshëm të infrastrukturës ministrja e Infrastrukturës tha se projekti do jetë gati këtë verë.
“Tashmë dhe ato më sfidueset kanë gjetur zgjidhjet. Planet tona për të ardhmen, pa dyshim nëse adresuam në vitet e para adresuam emergjencat që kishte infrastruktura vitet e para. 5-vjeçari i fundit ka shërbyer për të vendosur Shqipërinë në hartën rajonale të infrastrukturës. Nga përfundimi i tunelit të Murrizit që ka qenë i pakapshëm për vite e vite me radhe, dhe rruga. Aksi Berat-Ballaban, një aks që ndoshta për vendin nuk ka rëndësi për vendin, por i cili tashmë i ka dhënë akses një zone që nuk e ka pasur më parë, duke krijuar mundësi për argotizmin si kurrë më parë. Gjatë kësaj vere përfundon një nga kalvaret më të gjatë të kësaj infrastrukture, e cila është rruga Qukës-Qafë Plloçë. E cila është rrugë e ndërtuar në lartësi me problematika të mëdha në ndërtim dhe të projektimit të asaj kohe. Brenda verës së këtij viti do të jetë e dorëzuar dhe të gjitha ata që do të udhëtojnë drejt Korçës do e askesojnë menjëherë paq kaluar kthesat e Qafë-Plloçë duke bërë kështu dhe një ndarje të trafikut”, tha Balluku.