Lajme
Problematikat e SPAK: Dumani thekson paqartësinë mbi mandatin e prokurorëve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka evidentuar një nga problematikat kryesore me të cilat përballet SPAK, e cila lidhet me paqartësinë në lidhje me mandatin e prokurorëve të këtij institucioni.
Dumani ka theksuar se presioni i jashtëm ndaj SPAK dhe mungesa e një statusi të qartë ligjor për prokurorët pas mbarimit të mandatit janë çështje të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje.
Dumani ka sugjeruar se një mundësi për zgjidhjen e këtij ngërçi do të ishte mundësia që prokurorët të rikandidojnë për postet e tyre, në vend që të riemërohen. Kjo do të mundësonte një proces më transparent dhe të qartë për vazhdimin e mandatit të prokurorëve të SPAK.