Kosova
Kryesore

Pritje të gjata në dalje nga Kosova, deri në 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat kufitare të vendit.

Sipas raportimit të mëngjesit të sotëm (07:03), pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, situata është më e ngarkuar në dalje nga vendi. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa në Merdarë pritjet janë deri në 20 minuta.

Autoritetet këshillojnë qytetarët që të informohen mbi gjendjen në kufi para udhëtimit për të shmangur vonesat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button