Kosova
Kryesore

Pritje deri në 90 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Dheu i Bardhë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa për dalje nga vendi shkojnë deri në 90 minuta.

Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet për hyrje variojnë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa për dalje deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje në Kosovë janë shumë më të shkurtra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button