Presidentja Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik.
Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Jõesaar-Ruusalu për angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Estonisë. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në fushat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes.
Presidentja gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.
Në përmbyllje të takimit, Osmani i dëshiroi ambasadores suksese të mëtejshme në angazhimet e ardhshme diplomatike.