Kosova

Presidentja Osmani me tone të forta nga Tirana: BE po shpërblen ata që shkojnë te Putini, ndërsa bllokon Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të ashpra ndaj Bashkimit Europian gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Ajo kritikoi qasjen e BE-së ndaj rajonit, duke theksuar se Kosova po përballet me bllokadë të padrejtë, pavarësisht përkushtimit të saj ndaj vlerave europiane dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së. Nuk vlerësohet puna jonë, reformat e ndërmarra, apo përputhshmëria jonë e plotë me politikat europiane. Për fat të keq, po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë: më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini, sesa për ne që s’kemi alternativë tjetër veç BE-së”, u shpreh Osmani.

Presidentja theksoi se Kosova ka më shumë kërkesa sesa shpresë, por paralajmëroi se këto kërkesa do të artikulohen me zë të lartë dhe qartë.

Deklaratat e Osmanit vijnë në një moment delikat për proceset integruese të rajonit dhe reflektojnë zhgënjimin në rritje të Prishtinës ndaj qasjes selektive të BE-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button