Kosova

Presidentja Osmani: Hetimet po zbulojnë gazetarë të përfshirë në aktivitet të dyshimtë

Pa përmendur emra, presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar disa gazetarë për veprimtari të kundërligjshme, duke thënë se disa prej tyre janë “bashkëpunëtorë” të individëve të dyshuar për rrezikim të sigurisë së Kosovës.

Duke folur për ndalimin e kameramanit të një mediumi që incizoi mbrojtjen e fëmijëve të saj pranë një shkolle private, Osmani tha se hetimet po zbulojnë bashkëpunime që mund të kenë kërcënuar vendin, duke përfshirë plane për grushtshtet dhe rrezikime të tjera.

“Institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale dhe ligjore që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën… E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se mezi pret të publikojë emrat, por kjo nuk mund të bëhet deri në përfundim të hetimeve, për të mos ndërhyrë në procesin ligjor. “Është mirë që të dihet kush është kush në këtë Republikë”, tha ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button