Kosova
Kryesore

Presidentja Osmani dekoron komandantin italian të KFOR-it, Enrico Barduani

Në përfundim të mandatit të tij, komandanti italian i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është dekoruar nga presidentja Vjosa Osmani me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Presidenca bëri të ditur se dekorimi iu dhurua Barduanit si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe si simbol i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s.

“Gjatë mandatit të tij, gjeneralmajor Barduani ka dhënë një kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi e dekorova me Medaljen Presidenciale Ushtarake,” tha presidentja Osmani.

Presidentja dhe komandanti Barduani zhvilluan edhe një darkë pune para disa ditësh.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button