Sport

Premierliga rikthehet, Liverpooli përballet me Bournemouth-in në ndeshjen hapëse

Pas një vere të mbushur me merkato, përgatitje dhe pritje të zjarrtë nga tifozët, Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, aty ku Liverpooli do të përballet me Bournemouth-in, në një duel që pritet të sjellë emocion dhe intensitet që në javën e parë.

“Reds” do të synojnë mbrojtjen e titullit të kampionit, pas një sezoni fantastik. Ekipi ka kryer përforcime të shumta gjatë merkatos, por sezonin e nis pa Diogo Jotan, i cili humbi jetën tragjikisht disa javë më parë. Megjithatë, skuadra do të përpiqet të mbledhë forcat për të zhvilluar një sezon tjetër madhështor.

Ndeshja pritet të tërheqë vëmendjen e tifozëve dhe medias, duke shënuar startin e një edicioni emocionues të Premierligës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button