Lajme

Policia e Lezhës finalizon operacionin antidrogë, arreston një person dhe shpall në kërkim një tjetër

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, të identifikuar si David Ndoj, dhe shpallur në kërkim një tjetër person për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Gjatë operacionit, janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza për t’u shpërndarë dhe pajisje për paketimin e saj.

Operacioni u zhvillua në rrugën e fshatit Balldre, ku shërbimet e Policisë lokalizuan dy automjete me të cilat qarkullonin shtetasit D. N. dhe M. N. Pas një ndërhyrje të shpejtë, u bë i mundur ndalimi i D. N., i cili tentoi të fshihte lëndën narkotike në banesën e shtetasit N. B. (vjehrri i tij). Shtetasi M. N. (dhëndri i N. B.) u arratis duke shfrytëzuar errësirën dhe njohjen e terrenit. Policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e N. B., u gjet dhe sekuestrua një pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike. Hetimet kanë zbuluar se të dy shtetasit ishin të përfshirë në sigurinë, ndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në doza të ndryshme në qytet.

Materialet e plota janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button