Kosova
Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të sigurisë rrugore dhe rendit publik.
Sipas raportit ditor, janë shqiptuar gjithsej 2,366 gjoba për kundërvajtësit e trafikut. Po ashtu, janë regjistruar 48 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.
Në kuadër të operacioneve policore janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë apel për kujdes dhe respektim të rregullave në komunikacion me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.