Lajme

Përplasje e fortë në burgun Bassone në Como, mes shqiptarëve dhe të burgosurve nga Afrika e Veriut

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer në burgun Bassone në Como, ku një grup prej 10 shqiptarësh është përfshirë në një konflikt me një grup rival, të përbërë nga të burgosur nga Afrika e Veriut. Sipas mediave italiane, konflikti ka shpërthyer pas thyerjes së një porte të brendshme që ndante seksionin e shqiptarëve nga ai i rivalëve.

Arsyet e përplasjes mendohet të lidhen me mosmarrëveshje të mëparshme mes dy grupeve. Gjatë përleshjes, janë shënuar përplasje fizike, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar dhunën. Autoritetet italiane kanë dërguar përforcime nga Milano për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar rendin brenda burgut.

Si pasojë e këtij incidenti, katër të burgosur kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitalin Sant’Anna të Como për trajtim mjekësor. Po ashtu, gjashtë nga të dhjetë të burgosurit shqiptarë janë transferuar në burgje të tjera, konkretisht në ato të Opera, Vigevano dhe Cremona.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button