
Përleshje mes të burgosurve brenda burgut Bassone në Como. Një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.
Përleshja dhe me shufra hekuri mes të burgosurve u ndërpre pasi ndërhynë efektivët e policisë së burgjeve. Katër prej të burgosurve të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como. Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Komos morri përforcime nga Milano.
Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones. Arsyet e përplasjes mendohet të jenë mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve, shkruan Rai.