Kosova
Përditësim nga kufiri: Pritje minimale për hyrje në Kosovë, përjashtim Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi fluksin në pikat kufitare të Kosovës, sipas të cilave aktualisht nuk raportohen pritje të gjata për hyrje në vend.
Sipas përditësimit të bërë në orën 07:28 të mëngjesit, pritjet më të gjata janë shënuar në pikën kufitare në Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë.
Ndërkohë, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet janë shumë më të shkurtra – variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve të informohen për gjendjen në kohë reale përmes faqes zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe të zgjedhin rrugët më të lira për qarkullim.