Për një javë policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba, pezulloi 33 patentë shoferë

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 717 gjoba dhe janë pezulluar 33 patentë shoferë.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 20 – 26.10.2025, janë shqiptuar 1. 717 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 33 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 40 aksidente, ku janë lënduar 28 persona.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”



