
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka dënuar skandalin e sotëm, ku Kosova u prezantua me fusnotë në konferencën rajonale të mbajtur në Tiranë dhe largimin e zëvendësministrit kosovar z. Dobruna, si shenjë proteste.
‘Me porosi të Vuçiçit të Beogradit, Edi Rama ka dalë sot kundër Kosovës dhe çështjes Kombëtare. Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, organizatori, qeveria e Ramës, e ka paraqitur me asterik * emrin e Kosovës në materialet dhe kredencialet e eventit. Kjo ka sjellë reagimin e zv. ministrit kosovar, z. Dobruna, përfaqësues i Prishtinës, i cili ka braktisur takimin kur kërkesa që Kosova të trajtohej si e barabartë është refuzuar’, thuhet në deklaratën e PD.
DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD, FLORIANA GARO
Me porosi të Vuçiçit të Beogradit, Edi Rama ka dalë sot kundër Kosovës dhe çështjes Kombëtare. Në një konferencë rajonale të mbajtur në Tiranë, organizatori, qeveria e Ramës, e ka paraqitur me asterik * emrin e Kosovës në materialet dhe kredencialet e eventit. Kjo ka sjellë reagimin e zv. ministrit kosovar, z. Dobruna, përfaqësues i Prishtinës, i cili ka braktisur takimin kur kërkesa që Kosova të trajtohej si e barabartë është refuzuar.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt antishqiptarie të hapur në mes të Tiranës.
Ne e konsiderojmë akt vasaliteti ndaj Vuçiç dhe një thikë në shpinë të çështjes kombëtare.
Kosova, e njohur si vend i pavarur nga shumica dërrmuese e vendeve të botës së lirë, bëhet me asterikun e Rusisë dhe Serbisë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Pas Ballkanit të Hapur kjo është tradhtia e dytë ndaj Kosovës e Edi Ramës.