KryesoreLajme
Kryesore

PD do të rikthejë qytetarinë në Pogradec – Çela denoncon betonizimin dhe grupet mafioze

Kandidati demokrat, Gentian Çela, i cili konkurron në qytetin e tij të lindjes, në Pogradec shprehet optimist për votën e qytetarëve pogradecarë në favor të programit të PD-ASHM.

I ftuar në emisionin A-Show nën moderimin e Adi Krastës në Syri Tv, teksa solli në vëmendje edhe takimin entuziast dhe madhështor të PD këtë të martë në Qarkun e Korçës, Çela tha se në 10 vite angazhim të tij në strukturat e PD, kurrë nuk ka parë një frymë e madhështi të tillë, si ajo e kryedemokratit Sali Berisha me demokratët dhe qytetarët e këtij qarku. Kandidati demokrat, Gentian Çela, u pyet nga moderatori Krasta, nëse me ardhjen në pushtet të demokratëve, do të ndalet betonizimi i fshatrave turistik të Pogradecit dhe qendrës së tij, ai dha këtë përgjigje: ‘Këtë grupim mafioz po e denoncoj përditë, dhe në përballjen time në këtë fushatë, ndjej se kam zërat e pogradecarëve’.

Ndër të tjera kandidati Çela premtoi se me fitoren e PD, pas 11 majit, do të mirëpresë dhe lejojë çdo zë opozitar, qofshin këto edhe socialistë.

Jam kthyer nga një takim madhështor e entuziast në Korçë. Në 10 vite angazhim s’e kam parë kurrë atë frymë e madhështi, sa në atë takim, e mezi presim përballjen më 11 maj. Në 3 vitet fundit në krye të PD, Pogradec jam munduar për të qenë përballë këtyre individëve që ju përmendët që janë lëshuar drejt Pogradecit, që po gllabërojnë fshatrat turistike apo dhe oaze në qendër për të ndërtuar kulla të larta betoni. Këto grupime mafioze i kam në përballjen time në këtë fushatë dhe po i denoncoj përditë, ndjej se kam me vete zërat e pogradecarëve.

Fatmirësisht në Pogradec kjo elokuencë hipokrite, takoj njerëz të shqetësuar se Pogradeci mund të kthehet në burg betoni, nga ajo mrekullia ujore që ka. Në fakt në këtë fushatë elektorale kanë stopuar këto ndërtime, në rast fitoreje të kësaj qeverie, përtej çdo deklarate politike, PD do jetë në pushtet dhe ky kryeministër nuk e di se ku mund të jetë.

Më është bërë dhe pyetja në takime të ndryshme, për ndërtimet e kullave. Do të luftoj në pushtet për t’i çarë kokën drejtuesve të qeverisë dhe Berishës, i cili ka ardhur t’i denoncojë këto projekte shkatërruese. Logjika e PD dhe qeveritarëve nesër do ta shpëtojnë këtë qytet kulturalisht paqëtar. Pogradeci ka shpëtuar nga betonizimi deri para pak vitesh. Kemi hequr dorë nga denoncimet dhe anatemomi, për të shpalosur programin e PD. Po paraqesim një projekt ndryshe nga kundërshtari.

‘Nesër PD në pushtet e PS në opozitë, çdokush do të jetë i lirë të bëjë opozitë. Nesër kundërshtarët e mi politike janë të lirë në këtë qytet të bëjnë opozitë dhe duan të dalin kundër këtyre planeve mafioze që duan të pushtojnë qytetin.

Nuk di ta shpreh saktësisht guximin e qytetarëve të Pogradecit me kushtet e presionit dhe parave për blerjen e votës që ka nisur tashmë, kthjelltësia e mendjeve të qytetarëve të Pogradecit prevalon mbi çdo politikë, e majtë apo e djathtë. Me njerëz qytetarë në gjeneze e ADN, besoj te ndërgjegjja qytetare. Falë kësaj qytetarie kam marrë iniciativën për të garuar në qytetin tim të lindjes, po shkojmë drejt zgjedhjeve më 11 maj, duke besuar të njëri-tjetrit përballë së keqes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button