Kosova

Paralajmërim për mot të keq në Prishtinë – Komuna apelon për kujdes

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për qytetarët lidhur me përkeqësimin e kushteve atmosferike në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Kryeqytetit pritet të ketë erëra të fuqishme dhe mundësi për stuhi, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë publike.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pemëve, objekteve të larta dhe strukturave të pasigurta.

Për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Komunës së Prishtinës përmes numrave falas:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44

Komuna apelon që të gjithë të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e motit përmes kanaleve zyrtare dhe mediave.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button