Kosova

Osmani tregon çka i thonin liderët për Engel: Na ka telefonuar për ta na kërkuar njohjen e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

Osmani në një shkrim në Facebook, ka thënë se Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin amerikan dhe përtej tij.

“Një njeri i madh, një njeri i mirë, një mik i rrallë i Kosovës, na la sot!

Kongresisti Eliot Engel ishte shumë më tepër se thjesht një kongresist përkrahës i Kosovës. Ai e donte popullin e Kosovës me gjithë zemër dhe ishte me ne në sfida e në suksese. Kudo që udhëtoja në botë, takoja liderë që më thoshin: “Eliot Engel na ka telefonuar për të na kërkuar njohjen e Kosovës”, si dhe të tjerë që thonin: “E kam firmosur njohjen e Kosovës sepse ia premtova Eliot Engel-it.”

Këdo që takoja në Kongres, thoshte: “Ju keni pasur një mik të madh këtu, që gjithmonë fliste për Kosovën.” Ai nuk e ndali kurrë këtë ndihmë dhe këtë përkrahje, edhe kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Në fakt, ai ishte zëri ynë në Kongresin amerikan dhe përtej tij. Prandaj, kujtimi i tij do të jetë i përhershëm në zemrat e të gjithë qytetarëve të Kosovës!

Faleminderit, Eliot Engel! Zoti e bekoftë shpirtin tënd të bardhë”, ka shkruar ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button