
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Nju Jork, është takuar me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani bëri të ditur se e ka falënderuar kongresmenin Torres për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Ritchie Torres njihet si një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin amerikan në mbështetje të Kosovës, duke lobuar për përkrahjen e shtuar ndaj shtetit kosovar në arenën ndërkombëtare.