KryesoreLajme
Kryesore

Osmani e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja Vjosa Osmani nga Antalia e Turqisë ka folur për propozimin e saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane.

Ajo është shprehur se nga ana e Qeverisë ka pasur një refuzim, duke thënë se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa SHBA-së, gjë të cilën ajo e ka quajtur turp të madh.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, ka thënë Osmani në një intervistë për Rubikon në Klan Kosova që do të transmetohet nesër.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button