
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar të hënën një operacion policor në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” si dhe në banesën e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie.
Sipas njoftimit, aksioni është realizuar mbi bazën e urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është ekzekutuar nga hetuesit e Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente dhe materiale tjera që pritet të përdoren si prova në procesin hetimor.
Hetimet po zhvillohen për disa vepra penale, ndër to:
- Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar
- Falsifikimi i dokumentit zyrtar
- Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore
- Konflikt interesi
- Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe se provat e mbledhura do të jenë thelbësore për zbardhjen e plotë të rastit.



