Sport

Olympique Marseille interesohet për Edon Zhegrovën, De Zerbi hesht deri në përfundim të negociatave

Trajneri i Olympique Marseille, Roberto De Zerbi, ka folur për mundësinë e transferimit të yllit kosovar, Edon Zhegrova, gjatë një konference për shtyp.

Sipas mediave franceze, Marseille ka shfaqur interes për Zhegrovën, i cili dëshiron të largohet nga Lille. Trajneri italian nuk ka dashur të japë komente të hollësishme derisa situata të konkretizohet.

“Zhegrova nuk është njëri prej lojtarëve të mi. Nuk mund të flas për të. Është një lojtar i mirë, por këtë e dinim të gjithë. Nëse bëhet lojtar i Marseillet, do ta jap më pas mendimin tim”, deklaroi De Zerbi.

Presidenti i Lille, Olivier Letang, nuk ka përjashtuar mundësinë që Zhegrova të qëndrojë në klubin francez, ndërkohë që futbollisti u rikthye në stërvitje këtë javë pas një periudhe mungese për shkak të një lëndimi.

Zhegrova ka kontratë me Lille edhe për një vit dhe ishte parashikuar të transferohej në Itali, me Napoli që ishte ndër klubet më të interesuara. Megjithatë, mundësitë italiane janë zbehur, duke rritur mundësinë që ai të qëndrojë në Francë, qoftë në Lille apo Marseille.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button