Lajme

Noka: “Edi Rama e urren Mirditën dhe mirditorët” – PD premton rikthimin e dinjitetit për qytetarët e Mirditës

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim të nxehtë me qytetarë dhe demokratë të Mirditës, ku ka shprehur kritika të ashpra ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Noka theksoi se Rama e urren Mirditën dhe mirditorët, duke shtuar se ata dinë ta lexojnë situatën, edhe kur librat janë të mbyllur.

Noka ka akuzuar qeverinë e Ramës për mashtrime të vazhdueshme, duke përmendur premtimin e pasaportës evropiane, ndërsa qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me kushte të vështira dhe mungesë mundësish për të përmbushur nevojat elementare të jetës. Ai ka akuzuar gjithashtu Ramën për sjellje pushtuese gjatë 12 viteve të tij në pushtet, duke u shprehur se “si pushtues do ta përcjellim më 11 maj”.

Kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme dhanë angazhimin e tyre para qytetarëve të Mirditës, duke premtuar se, me ardhjen e PD në pushtet, do të rikthehet dinjiteti që sipas tyre është humbur gjatë këtyre 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës. Ata theksuan se kontributi i vetëm i kësaj qeverie ka qenë rritja e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Zgjedhjet e 11 majit janë para nesh, dhe Partia Demokratike shpreson se kjo mund të sjellë një ndryshim të madh për qytetarët e Mirditës dhe Shqipërisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button