Kosova

​Nis seanca e Kuvendit në Mitrovicë kundër aktgjykimit të Speciales, mungon Peci

Ka nisur seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku pritet të miratohet një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.

Përmes kësaj deklarate, Kuvendi Komunal pritet të shprehë mospajtimin me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në seancë nuk është i pranishëm kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Kjo mbledhje është ftuar nga grupi i asamblistëve të PDK-së ndërsa është mbështetur edhe nga grupet tjera të përfaqësuar në parlamentin komunal

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button