Lajme

Ngjarje tragjike në Tiranë: Grua 60-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 8-të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në kryeqytet. Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, një grua rreth 60 vjeçe, e identifikuar si L. M., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte.

Për pasojë, ajo ka humbur jetën në vend. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit që mund ta ketë çuar drejt këtij akti tragjik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button