Kosova

Ngjarje e rëndë në lagjen Tusuz, Prizren – një person humb jetën

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një ngjarje tragjike që ndodhi dje në mëngjes në lagjen Tusuz, në rrugën “Lapidari”. Rreth orës 08:30, një person është therur me mjet të mprehtë, thikë, duke marrë plagë të rënda në pjesën e gjoksit.

Viktima u dërgua menjëherë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por për shkak të plagëve të thella, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin, Prokuroria njofton se në shtëpinë e të dyshuarit E.B. është kryer bastisje, ku janë sekuestruar një brisk, një patentë dhe një veturë “Audi”. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurorit. Brenda afatit ligjor, prokuroria do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Prokuroria Themelore në Prizren është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast tragjik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button