
Nga qyteti bregdetar i Vlorës, “Nisma Shqipëria Bëhet” hapi zyrtarisht fushatën elektorale, duke zgjedhur të nisë këtë rrugëtim të ri pikërisht aty ku fryma e patriotizmit dhe historisë është gjithmonë e gjallë.
Një nga zërat që mori fjalën ishte Arjan Konomi, i cili theksoi emocionin e veçantë për të folur në vendlindje në mbështetje të kësaj force të re politike.
“Jam krenar për prejardhjen time patriotike dhe besoj se është detyra ime të jap kontributin tim për një Shqipëri më të mirë. ‘Shqipëria Bëhet’ është shpresa e re, me ide, program dhe njerëz me vlera që mund të sjellin ndryshimin historik që vendi ynë ka nevojë”, u shpreh Konomi me entuziazëm.
Fushata nisi mes duartrokitjesh, përqafimesh dhe mesazhesh të forta për shpresë, besim dhe ndryshim.