Kosova

Naim Jakaj: Kosova rrezikon krizë të rëndë institucionale nëse nuk konstituohet Kuvendi

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me situatën e bllokuar në Kuvendin e Kosovës, duke paralajmëruar për pasoja të rënda nëse nuk përmbushet afati i konstituimit të legjislativit, siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Jakaj ka theksuar se qytetarët kanë pritje të qarta nga përfaqësuesit që kanë zgjedhur në zgjedhjet e fundit.

“Kur qytetarët votojnë në zgjedhje të reja, ata presin që përfaqësuesit që kanë zgjedhur do të përmbushin mandatin katërvjeçar dhe do të punojnë për interesin e përgjithshëm. Deputetët, si përfaqësues të popullit, janë të detyruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e Kuvendit, dhe mbi të gjitha, në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”, deklaroi Jakaj.

Ai shtoi se mosfunksionimi i Kuvendit përbën një rrezik serioz për stabilitetin institucional dhe demokratik të vendit, dhe u bëri thirrje partive politike të tejkalojnë interesat partiake në funksion të zgjidhjes së ngërçit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button