Kosova

Nafta deri në 1.89 euro, MINTI përcakton çmimet e reja të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar vendimin më të fundit lidhur me çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi më i lartë i lejuar për një litër naftë është 1.89 euro.

Ndërkohë, një litër benzinë është përcaktuar të shitet deri në 1.47 euro, ndërsa çmimi maksimal për një litër gaz është 0.82 euro.

Qytetarët që hasin raste ku këto çmime nuk respektohen mund t’i raportojnë ato në adresën zyrtare të konsumatorit [email protected], si dhe në numrin pa pagesë 0800 11000.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button