Musliu: Dinjiteti i qytetarëve me këtë qeveri ka rënë përtokë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se vendimet për rritjen e energjisë elektrike janë marrë pa transparencë të plotë.
Në seancën e jashtëzakonshme për çmimin e rrymës, Musliu tha se dinjiteti i qytetarit të Kosovës ka rënë përtokë në Qeverinë Kurti, transmeton Klankosova.tv.
“U bë disa herë që po diskutojmë për këtë temë por pa rezultat. Dinjiteti i qytetarëve me këtë qeveri ka rënë përtokë. Sot në vendin tonë qytetari trajtohet vetëm teknikisht. Nëse për dikë këtu që është i veshur me pushtet energjia është statistikë e luks, për qytetarin është mbijetesë, është drita në shtëpi, është buka që gatuhet, është biznesi që mezi mbahet gjallë. Sot qytetari i Kosovës po përballet me padrejtësi të madhe, po paguan shumë më shumë pa e ditur pse”, u shpreh deputetja.



