Lajme
Kryesore

Moti për sot: Kthjellime në mëngjes, shira dhe shtrëngata pas mesditës

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme gjatë ditës së sotme. Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, por pas mesditës parashikohet një shtim i ndjeshëm i vranësirave, të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë më intensive në zonat veriore dhe verilindore të vendit, ku priten shtrëngata lokale. Ndërkohë, zonat malore lindore do të përjetojnë reshje me intensitet të ulët deri mesatar gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes, ndërsa në mesditë pritet të mbeten konstante. Vlerat minimale do të shënohen në qytetin e Peshkopisë me 6°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26°C në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi që në disa zona do të kalojë 40 km/h. Si pasojë, në brigjet detare do të ketë dallgëzim të konsiderueshëm, me intensitet deri në 4 ballë.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button