Kosova
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të lehta shiu gjatë ditës së sotme

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në gjithë vendin, ndërsa herë pas here do të ketë reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqendruara parashikohen në zonat lindore të vendit.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe pritet të jetë mjaft e fuqishme në periudha të caktuara, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 62 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 7 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 13 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet të mbetet edhe në ditët në vijim.



