Lajme
Ministri Hasani në Luksemburg: Shqipëria e angazhuar në diskutimet për sigurinë dhe zgjerimin e BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në Luksemburg, të organizuar me nismë të Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të vendeve evropiane për të shkëmbyer mendime mbi çështje thelbësore si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi i BE-së dhe nevoja për një reagim të koordinuar.
Ministri Hasani theksoi angazhimin e Shqipërisë në këto procese, duke u shprehur: “Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”