Lajme
Kryesore

Minator humb jetën në Bulqizë pas shembjes së një masivi gurësh

Një tjetër aksident tragjik është shënuar mesditën e kësaj të shtune në zonën minerare të Bulqizës. Një minator 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një masivi gurësh brenda një galerie në Martanesh.

Viktima, i identifikuar me inicialet A.C., banues në Krastë, po punonte në galerinë e një subjekti minerar në momentin kur ndodhi ngjarja fatale. Sipas informacioneve paraprake, shembja ndodhi rreth orës 12:30, duke i marrë jetën minatorit në vendngjarje.

Menjëherë pas alarmit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ky është një tjetër rast që ngre shqetësimin për kushtet e sigurisë në minierat shqiptare, veçanërisht në Bulqizë, ku tragjeditë e tilla vazhdojnë të përsëriten me pasoja të rënda për jetën e punëtorëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button