Milazim Krasniqi sulmon VV-në: “Sa më shumë mashtroni, veç po sharroni!”

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj partisë në pushtet, Vetëvendosje, për qasjen e saj ndaj çështjes së veriut të Kosovës dhe kufijve shtetërorë.
Ai ka theksuar se kufiri i Kosovës është i përcaktuar qysh më 1974 dhe i siguruar nga KFOR-i që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008. Sipas tij, çdo përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën historike është mashtrim i dëmshëm.
“Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008 është shpall në kufijtë e Kosovës të vitit 1974. Pra me krejt veriun brenda Kosovës. Vandalët serbë i patën djegë pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak e jo në Urën e Ibrit, sepse atje ka qenë kufiri edhe më 2008. Edhe atëherë e edhe sot kufirin e siguron KFOR-i. Prandaj sa më shumë që po tentoni të mashtroni, veç po sharroni!”, ka deklaruar ai.
Krasniqi njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë aktuale dhe veçanërisht ndaj qasjes së saj në çështjet kombëtare dhe të sigurisë.