Milanoviq: Kroacia e gatshme të ndihmojë rajonin pa dallim, Samiti i ardhshëm mund të mbahet në Kroaci

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar rajonin pa dallim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut në nivel të lartë.
Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe homologen e Sllovenisë, në kuadër të Samitit të Iniciativës Brdo-Brioni që po mbahet sot në Durrës, Milanoviq theksoi se është e domosdoshme që vendet e rajonit të ndërmarrin hapa politikë të përbashkët.
“Jemi pjesë e këtij sistemi dhe do të mbetemi pjesë e sistemit. Duhet të mundohemi të bëjmë të gjitha lëvizjet politike. Pajtohem me çfarë thanë kolegët e mi,” tha ai.
Presidenti kroat shtoi se dëshiron që forumi i ardhshëm i Iniciativës Brdo-Brioni të zhvillohet në Kroaci, si shenjë e vazhdimësisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj stabilitetit rajonal.



