KryesoreLajme
Kryesore

Meta: Fitorja është në duar të opozitës, duke argumentuar se situata aktuale është e mbushur me kontradikta dhe manipulime nga ana e pushtetit të kryesuar nga Edi Rama

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili garon në Tiranë për deputet tregon se si po e zhvillon fushatën elektorale pavarësisht izolimit në qeli.
Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili garon në Tiranë për deputet tregon për gazeta “Panorama” se si po e zhvillon fushatën elektorale pavarësisht izolimit në qeli.

1. Pyetje: Z. Meta, edhe 26 ditë na ndajnë nga 11 Maji. A keni besim në fitoren e Opozitës?

Përgjigje: Më i qartë se gjithë të tjerët se është pakicë, është vetë Edi Rama pengmarrësi i shtetit të së drejtës dhe shkatërruesi i zgjedhjeve të lira në mënyrë të përsëritur e të provuar botërisht. Vetë arrestimet dhe persekutimet politike të lidershipit të opozitës, duke nisur me arrestimin antikushtetues të Z. Berisha dhe rrëmbimi im kriminal, që i ngjan vetëm atij të Aldo Moros nga brigadat terroriste e provojnë këtë. Por llogaritë e tij janë prishur e këtë e dëshmon shumë qartë paqëndrueshmëria e tij jo vetëm politike, por edhe psiqike.
Starti i fushatës ishte dëshmia më e qartë e një kontrasti të fuqishëm midis opozitës të përgjegjshme dhe me program për cdo familje shqiptaredhe një ahengu të degraduar si e gjithë qeverisja dhe administrata e tij e korruptuar.

2. Pyetje: Megjithatë, ai insiston në një fitore bindëse.

Përgjigje: Po por nga 1 milionë vota zbriti në 800.000, e në javët që vijnë do i dalë dehja nga verat e shtrenjta e do ulet shumë më tepër. Nga mbi 90 mandate, zbriti në 77, e kur ti dalë dehja nga verërat e shtrenjta do zbresë shumë më tepër. Fitorja është qartazi në duart e opozitës dhe ajo s’duhet ta lëshojë për asnjë moment, sepse është në garë me një shtet të kapur dhe jo me PS. Opozita ka programin pikën më të fortë dhe duhet ti qëndrojë fort programit të saj që ndihmon cdo shqiptar që në 100 ditët e para të qeverisjes. Por ky program duhet të hyjë në cdo familje shqiptare, e këtë e kanë në dorë vetëm kandidatët e opozitës e aktivistët e saj në të gjithë vendit.

Opozita garanton cdo shqiptar që do të marrë 200 euroqë në 100 ditët e para të qeverisjes së re, ndërsa Edi Ramamashtron se në 2030, pra pas zgjedhjeve të 2029, do synojë pensionin minimal 200 euro.A ka tallje më të madhe për pensionistët shqiptarë? Edi Rama bën premtime futuristese me anëtarësimin në BE, që vetëm ky e ka sabotuar në 12 vite, por edhe kur ishte në opozitë me bllokimin e 3 ligjeve për Qarkun e Fierit do vijnë miliarda euro, por duhet të japë llogari se pse u vodhën qindra milionë euro të IPARD- it për bujqësinë e fermerët dhe pse lekët e tyre shkuan te inceneratorët.

Por opozitës nuk i mjafton Programi i shkëlqyer e konkret që ul taksat e rikthen lirinë ekonomike, por i duhet të shkojë te cdo biznes e t’ia sqarojë se si do përfitojë konkretisht.

3. Pyetje: Por ndërkohë sondazhet tregojnë se Edi Rama është në avantazh sidoqoftë.

Përgjigje: Është provuar botërisht edhe me përgjimet e Veliajt se si i kontrollojnë Rilindasit mediat edhe nga burgu. Besoj se e keni të qartë se si i kontrollon Edi Rama në krye të Qeverisë dhe kemi dhe të Bashkisë të Tiranës. Besoj është e qartë pse nuk ndërpritet financimi i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, sepse ato parashikojnë, siç na e tha edhe Ahmetaj, për të blerë mediat, emisionet, analistët dhe sondazhet, gjithashtu për të dekurajuar frymën e ndryshimit dhe revoltës. Ndaj fuqia e opozitës është te njerëzit dhe ajo duhet të shkojë çdo ditë, çdo orë pranë tyre, atje te furra e bukës, te bar – restoranti më i thjeshtë, te fabrikat që po falimentojnë e te qindra – mijëra pensionistë që do jenë përfituesit e parë që në 100 ditët e para të programit tonë. 3.3 miliardë euro në vit vidhen nga Edi Rama pa hyrë fare në buxhetin e shtetit ose 13.2 miliardë euro në 4 vite. Sepse 14% është diferenca midis të ardhurave që realizon Shqipëria sot në raport me PBB në krahasim me Bosnjen, Serbinë e Malin e Zi.

Si shpjegohet që në vendin ku taksat janë shumëfishuar në 12 vite si askund tjetër në rajon, të ardhurat të jenë më skandalozet? Sepse korrupsioni i Edi Ramës është skizofrenik. Ndaj pensionisti në Ulqin ka trefishin e pensionistit në Velipojë. Ulja drastike e taksave do formalizojë me shpejtësi ekonominë, sic ndodhi edhe pas 2005 me taksën e sheshtë.

4. Pyetje: Si po ecën fushata e PL dhe e juaja vecanërisht?

Përgjigje: Partia e Lirisë ka qenë targeti kryesor i regjimit mafioz të Edi Ramës prej një kohe të gjatë.Por përpjekjet e tij kriminale nuk e realizuan dot rrëmbimin e drejtimit të PL përmes bashkëpunëtorëve të tij të rekrutuar nga SPAK- u. Dhe Edi Rama u “ngushëllua”duke marrë të konvertuarin në rilindas pasi doli nga dyert e SPAK- ut dhe duke e futur në listën e tij. Mori kështu simbolin e nepotizmit në PL dhe përgjegjësin për shumë shpërdorime financiare në parti. Ky madje na “ rrëmbeu” edhe financieren e PL(LSI), prej 20 vitesh, duke e punësuar në biznesin e tij dhe e cila u largua pa bërë dorëzimet sipas ligjit dhe etikës. Kjo thjesht tregon sa rëndë është Edi Ramadhe nivelin ordiner që ka rënë për të gjetur shpëtim.,Nga 27 Prilli i vitit të kaluar PL është në një proces rindërtimi mbi themele shumë të shëndosha parimore e morale.
Kjo betejë do na ndihmojë shumë në konsolidimin e PL për dy dekadat që vijnë.
Jam shumë i kënaqur nga angazhimi i shumë njerëzve të rinj që kurrë s’kishin përfituar nga LSI dhe janë në ballë të betejës tonë për Fitore dhe Liri!

Fushata ime ecën shumë mirë. Çdo ditë dërgoj 50 – 100 letra për shokë te miqtë kudo e marr plot të tilla.5 – E theksoj, tani deputetët e sigurt dhe gjithë kandidatët në listat e hapura të PL, duhet të jenë pa ndërprerje në terren kudo.

Beteja e vërtetë çdo minutë në terren do na çojë të pjesëmarrja e lartë , të cilës i trembet me të drejtë Edi Rama.
90% e televizorëve që kontrollohen nga Edi Rama, synojnë çoroditjen e qytetarëve dhe fikjen e shpresës për Ndryshim.
Ndaj vetëm dalja në terren e sqarimi konkret i programit na çon në mënyrë të sigurt te Fitorja.

6. Pyetje: A ekziston rreziku i ndarjes së votave nga opozita, sepse tani jeni disa subjekte të reja?

Përgjigje: Ky rrezik ekziston nëse opozita nuk lëshohet gjithë kohës në terren. Askush nuk ka program më të mirë për familjet shqiptare dhe mbështetjen e prodhimit vendas se sa opozita e bashkuar. Edi Rama çdo palë zgjedhje, financon e stimulon G.99 për të bërë opozitën e opozitës. Asnjë votë s’duhet të shkojë dëm dhe indirekt në interesin e Edi Ramës. Çuarja e programit te njerëzit do garantojë Ndryshimin dhe rrisë pjesëmarrjen e tyre në këtë moment ekzistencial jo për demokracinë, por për kombin tonë.

7. Pyetje: Po për strategun LaCivita c’do të thonit?

Përgjigje: Besoj se fjalimet e tij kanë qenë më të qartat dhe koncizet. 12 vjet krim, drogë dhe shpopullimjanë tepër për të vazhduar kështu. Po kështu, se programi i Opozitës është zgjidhja e problemeve të çdo familje shqiptare. Njëkohësisht se ky program është si ai i Regamit e Trampit që unë do e interpretoja: Me pak qeveri (administratë), me shumë liri (popull). Me Edi Ramën kemi shumë qeveri ( administratë e cila është dyfishuar), shumë më pak liri ( popull). Sa më thjeshtë të shpjegojmë këtë program, e sidomos uljen drastike të taksave e bashkë me të ulje drastike të kostove të jetesës për familjet shqiptare, aq më e lartë pjesëmarrja në zgjedhje dhe aq më e sigurt fitorja e saj!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button