Bota

Merz në Romë: Rindërtimi i Ukrainës mund të ndjekë modelin e pasluftës në Evropë

Kancelari gjerman Friedrich Merz, gjatë Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës që po mbahet në Romë, ka krahasuar sfidat aktuale me ato të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se disa nga qasjet e përdorura atëherë mund të shërbejnë edhe sot.

“Nuk dua të bëj krahasime historike të gabuara, por disa nga recetat që u përdorën atëherë mund të na shërbejnë ende sot, kur fokusohemi në rindërtimin e Ukrainës,” u shpreh Merz në fjalën e tij hapëse.

Ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare, duke veçuar kontributin e Gjermanisë në Fondin e Mbështetjes për Energjinë e Ukrainës si një shembull konkret i solidaritetit.

Merz gjithashtu vuri theksin mbi nevojën për të rritur bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes me Ukrainën, duke paralajmëruar plane për një nivel më të lartë partneriteti në këtë fushë strategjike.

Në përfundim të fjalimit, kancelari gjerman dha një mesazh të qartë lidhur me ambiciet evropiane të Kievit:
“Për të qenë shumë i qartë për këtë: ne e mbështesim plotësisht Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button